Pranojmë donacione përmes Zelle në numrin e telefonit: +1 (929) 666-1500

Fjala e Themelueses

Përshëndetje! Unë jam Vera Xhafaj-Puka.

Kur zhvendosa jetën time me një valixhe nga Tirana për në New York në Vjeshtën e 2016s, përjetova vetë sfidat por dhe bukuritë e të jetuarit mes dy botëve. Vajza, nëna, sipërmarrëse dhe profesioniste shqiptare në diasporë përballen çdo ditë me nevojën për t'u integruar, për të rritur karrierën, por edhe për të mbajtur gjallë identitetin dhe kulturën shqiptare.

Nga ana tjetër ndihesha kaq shumë krenare kur mësoja që një vajzë shqiptare kishte hapur një sallon bukurie, apo që një zonjë shqiptare kishte iniciuar hapjen e një kafeneje, një restoranti, apo ishte iniciatorja e një gjëje thjesht të bukur diku në diasporë. Edhe pse arritjet e femrës shqiptare në diasporë ishin për t'u vlerësuar, unë nuk po gjeja një platformë ku emrat e

Rreth nesh

"Rrënjët tona janë të forta ndërsa horizonti ynë është krejt bota."

Vera Xhafaj - PUKA

këtyre Zonjave, krijimtaria, veprimtaria apo sukseset e tyre të përmendeshin duke na e rritur identitetin dhe krenarinë kombëtare.

Asaj lindi pikërisht nga kjo nevojë personale: për të pasur një hapësirë që na përfaqëson plotësisht dhe ku secila ka vendin e saj të merituar në këtë Sofër të ngrohtë. Një vend ku ne nuk jemi thjesht statistika, por një komunitet i ngrohtë që ndan të njëjtat ndjenja, sfida dhe triumfe.

Një falënderim pa kushte shkon për vajzat të cilat e mbështetën idenë time dhe çdo ditë punojnë pa kërkuar asgjë në këmbim: Arjana Fetahu-Gaba; Fanika Janko-Baruti; dhe, Vasjana Minga.

Arjana Fetahu-Gaba
Art Editor - Redaktore Artistike

Poetja, e cila konsiderohet si shtylla e përmbajtjes dhe koordinimit.
Ajo drejton rrjedhën e shkrimeve dhe sigurohet që çdo artikull të ketë standardin më të lartë artistik.

Fanika Janko-Baruti
Social Media Editor -
Redaktore e Mediave

Ura lidhëse mes revistës dhe lexuesve. Ajo administron prezencën dixhitale dhe ndërveprimin me komunitetin përmes formave të reja të medias.

Vasjana Minga
Photo Editor - Redaktore Fotografie

Përgjegjëse për kurimin vizual dhe estetikën unike të revistës. Ajo flet përmes lentes, ndërkohë që përmes fotografisë, udhëheq rrëfimin për çdo histori.

Vera Xhafaj - PUKA
Editor-in-Chief - Kryeredaktore

Vizioni pas markës dhe arkitektja e identitetit të “Asaj”.
Ajo përfaqëson udhëheqësin më të lartë editorial, përgjegjëse për përmbajtjen, politikat, dhe vendimet përfundimtare të botimit të revistës.

Revista "ASAJ"

Adresa:

New York, NY

Kontakti:

929 666 1500
revista.asaj@gmail.com

© Baton Neziri (RUGOVA) 2026